Britania miraton ligjin për ndalimin e përjetshëm të duhanit për të rinjtë nën 18 vjeç

by Nexhat

Ligjvënësit në Mbretërinë e Bashkuar kanë miratuar një ligj që ndalon përgjithmonë blerjen e cigareve për personat nën 18 vjeç dhe gjeneratat e ardhshme.

Sipas “Tobacco and Vapes Bill”, mosha për blerjen e duhanit do të rritet çdo vit, duke filluar nga të lindurit më 1 janar 2009, duke bërë që këto gjenerata të mos kenë kurrë të drejtë të blejnë cigare.

banner

Ligji forcon edhe rregullat për vape, duke ndaluar shitjen për të miturit dhe duke kufizuar reklamimin dhe shpërndarjen.

Qeveria thotë se masa synon uljen e duhanpirjes dhe varësisë nga nikotina, si dhe lehtësimin e presionit mbi NHS.

Sipas autoriteteve, duhani shkakton rreth 64,000 vdekje dhe 400,000 shtrime në spital çdo vit në Angli, me kosto miliardëshe për sistemin shëndetësor, shkruan Reuters.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy