Esmail Qaani, komandant i Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, është bërë zyrtari i fundit iranian që mbështet “unitetin” e Iranit pas pretendimeve për “luftë të brendshme” nga Presidenti i SHBA-së Trump.
Në një mesazh të postuar në mediat sociale, Qaani thotë se “shtylla kurrizore” e luftëtarëve të Iranit është “uniteti i rrugëve dhe kohezioni i zyrtarëve”, ka rapoprtuar BBC, transmeton Gazeta Express.
“Me unitetin e patundur të kombit dhe qeverisë, dhe duke iu bindur plotësisht udhëheqësit suprem, ne do ta bëjmë agresorin kriminal të pendohet”, thuhet në deklaratë.
Kjo vjen pas deklaratave të mëparshme për unitet nga presidenti, ministri i jashtëm dhe kryetari i parlamentit të Iranit.

