Bedri Hamza shpreh shqetësim për sulmin ndaj presidentit Trump në Washington

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas sulmit me të shtëna armësh në Washington Hilton, në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Donald Trump.

“Jemi të shqetësuar nga ngjarjet në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për sulme të dhunshme ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, institucioneve demokratike apo lirisë së medias. Megjithatë është lehtësuese që Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë”, ka shkruar Hamza në rrjetin social “X”.

banner

Mbrëmë rreth orës 22:50, mediat amerikane e identifikuan të dyshuarin si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, i cili e përshkruan veten si “inxhinier mekanik dhe shkencëtar kompjuterësh me diplomë, zhvillues lojërash i pavarur me përvojë, mësues me lindje”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy