“Nuk kam folur me Ramën dhe s’jam nxitur prej tij të kandidoj për Tiranën”, Braçe i prerë: PS duhet të zgjedhë përmes anëtarëve! U bë kohë që gara e vota janë zëvendësuar

by Nexhat

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar publikisht në lidhje me ambicien për kandidimin e tij të mundshëm për Bashkinë e Tiranë, duke dhënë disa sqarime përmes një postimi në rrjetet sociale.

Braçe thekson se nuk ka pasur asnjë bisedë me kryeministrin Edi Rama lidhur me këtë çështje dhe se kandidimi i tij nuk është nxitur nga kreu i qeverisë.

banner

“NUK KAM FOLUR ME EDI RAMEN PER KANDIDIMIN TIM” dhe “NUK ME KA NXJERRE EDI RAMA TE KANDIDOJ”, shprehet ai, duke shtuar se qëndrimi i tij bazohet në parime dhe në nevojën për një proces demokratik brenda partisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy