Presidenti Donald Trump tha të dielën se Irani mund të telefonojë nëse dëshiron të negociojë një fund të luftës së nisur nga ShBA-ja dhe Izraeli, ndërsa ministri i jashtëm iranian u kthye në Pakistan për bisedime pavarësisht mungesës së homologëve amerikanë.
Shpresat për ringjalljen e përpjekjeve për paqe ishin zbehur më parë pasi Trump anuloi një vizitë në Islamabad të të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, edhe pse Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, vazhdoi të lëvizte midis vendeve ndërmjetësuese.

