Trump thotë se vizita e Mbretit Charles do të zhvillohet, pavarësisht sulmit të mbrëmshëm

by Nexhat

residenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se vizita e Mbretit Charles në Washington, do të zhvillohet këtë javë, pavarësisht sulmit të ndodhur mbrëmjen e kaluar gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur nga Fox News nëse planet kanë ndryshuar pas të shtënave, Trump u përgjigj se vizita do të ndodh ndërsa se e pret me padurim takimin me të, transmeton Klankosova.tv

banner

“Së pari, Mbreti Charles po vjen dhe është një njeri i shkëlqyer. Ne mezi po e presim. Ai është vërtet një person fantastik dhe një përfaqësues i jashtëzakonshëm. Dhe është i guximshëm,” tha Trump, duke iu referuar betejës së mbretit me kancerin.

“Është gjithashtu një mik i imi prej kohësh. Ai po vjen dhe do të kalojmë shumë mirë. Ai përfaqëson vendin e tij si askush tjetër,” përfundoi presidenti.

Kutjojmë se në natën e mbrëmshme, ka ndodhur një sulm atentat gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy