Tre persona lëndohen nga shpërthimi i bombolës së gazit në Podujevë

by Nexhat

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit në një lokal në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

banner

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar në Urgjencën e qytetit.

“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit”, deklaroi Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy