Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për reduktimin e pranisë ushtarake në Gjermani, duke e cilësuar situatën si “pak të ekzagjeruar, por jo diçka të re”.
Sipas tij, njoftimi për tërheqjen e rreth 5 mijë ushtarëve amerikanë nga bazat në Gjermani nuk është i lidhur me kritikat e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump, veçanërisht në lidhje me politikën e SHBA-së ndaj krizave ndërkombëtare.
Mertz theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë në NATO dhe se bashkëpunimi strategjik me Uashingtonin do të vazhdojë pavarësisht dallimeve politike.
Ai konfirmoi gjithashtu se për momentin nuk do të vendosen raketa amerikane Tomahawk në territorin gjerman, duke përmendur mungesë të disponueshmërisë së tyre nga ana e SHBA-së.
Në të njëjtën kohë, kancelari hodhi poshtë çdo lidhje mes kritikave të tij dhe vendimeve të Pentagonit, duke theksuar se nuk ka asnjë ndryshim në angazhimin amerikan për mbrojtjen e NATO-s dhe mbrojtjen bërthamore në Evropë.
Mertz u ndal edhe te situata e brendshme politike në Gjermani, duke përjashtuar bashkëpunimin me të djathtën ekstreme dhe duke refuzuar idenë e një votëbesimi, pavarësisht presioneve politike dhe rënies së mbështetjes në sondazhe.
Ai theksoi se prioritet mbetet stabiliteti i qeverisë dhe forcimi i marrëdhënieve transatlantike. /Panorama

