Tre persona kanë vdekur pas një shpërthimi të dyshuar të virusit në një anije turistike që lundronte në Atlantik, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për BBC-në.
Një rast i Hantavirusit është konfirmuar, me pesë raste të tjera të dyshuara nën hetim, tha ajo.
Një shtetas britanik thuhet se është në kujdes intensive, transmeton Klankosova.tv.
Incidenti u raportua në bordin e anijes turistike MV Hondius, e cila po udhëtonte nga Argjentina në Kepin e Gjelbër.
Infeksionet nga Hantavirusi zakonisht lidhen me ekspozimin ndaj mjedisit, siç është kontakti me urinën ose jashtëqitjet e brejtësve të infektuar, por në raste të rralla mund të përhapen midis njerëzve, duke çuar në sëmundje të rënda të frymëmarrjes.

