Irani pretendon se ka goditur një luftanije amerikane me raketa, reagon SHBA

by Nexhat

Irani ka pretenduar se ka ndaluar një anije luftarake amerikane të hynte në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas tij, dy raketa goditën anijen luftarake pranë ishullit Jask, pasi ajo injoroi paralajmërimet iraniane.

banner

Agjencia e lajmeve Fars të Iranit, duke cituar burime lokale, tha se anija luftarake u kthye nga zona, shkruan skynews.

Për më tepër, marina e Iranit pretendon se ka penguar hyrjen e anijeve luftarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Por, një zyrtar i lartë amerikan ka mohuar raportin që pretendon se një anije u godit nga raketat iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, sipas Axios.

Ndryshe, kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA do të fillojë të udhëzojë anijet “në mënyrë të sigurt” jashtë rrugës ujore kyçe, duke e quajtur këtë një “gjest humanitar”.

Irani tha se ky veprim do të konsiderohet “një shkelje e armëpushimit”, ndërsa u zotua të mbrojë ngushticën.

Trump më parë tha se çdo veprim që ndërhyn në operacionin amerikan “do të duhet të trajtohet me forcë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy