Një lajm i rëndë ka ardhur nga Prizreni për tifozët e Bashkimit, pikërisht në momentin më delikat të sezonit. Qendra amerikane e ekipit, Kenny Wooten, ka pësuar një lëndim në dorë që pritet ta lërë jashtë parketit për pjesën e mbetur të këtij edicioni.
Sipas burimeve, ekzaminimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, duke e bërë pothuajse të pamundur rikthimin e tij deri në fund të sezonit. Mungesa e tij paraqet një goditje të madhe për prizrenasit, duke pasur parasysh rolin kyç që ka pasur në lojën e skuadrës.
Ky zhvillim vjen në prag të përballjes vendimtare kundër Borës, e cila zhvillohet të mërkurën dhe përcakton finalistin e dytë të “play-off”-it. Seria aktuale është e barabartë 2-2, ndërsa fituesi i kësaj ndeshjeje siguron biletën për në finale.
Ndërkohë, finalisti i parë tashmë është përcaktuar, me Trepçën që ka eliminuar Pejën dhe ka siguruar finalen e pestë radhazi, duke pritur kundërshtarin nga dueli dramatik mes Bashkimit dhe Borës

