Javë e `nxehtë` në Superligë, titulli, Evropa dhe mbijetesa në lojë

by Nexhat

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë javë me ndeshjet e xhiros së 33-të.

Elita e futbollit tonë tashmë ka hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, ku xhirot e fundit do të përcaktojnë kampionin, skuadrat që do të sigurojnë Evropën dhe ato që do të bien nga liga.

banner

Java e 33-të konsiderohet si një nga më përcaktueset e këtij edicioni, me disa përballje direkte që mund të vendosin fatin e shumë ekipeve.

Xhiro hapet të mërkurën me derbin e kryeqytetit mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës, takim që zhvillohet në Hajvali nga ora 15:00.

Vëmendja zhvendoset të shtunën në Gjilan, ku lideri Drita përballet me Ballkani. Kampionët në fuqi janë vetëm një hap larg titullit dhe një fitore në këtë duel do t’i shpallte matematikisht kampionë të Kosovës.

Po të shtunën, një tjetër përballje e rëndësishme zhvillohet në Skenderaj, ku Drenica pret Gjilanin, në një ndeshje me peshë të madhe për objektivat e të dy skuadrave.

Xhiro mbyllet të dielën me dy takime të tjera, ku Llapi përballet me Dukagjini, ndërsa Ferizaj pret Malisheva.

Superliga / Xhiro e 33-të

E mërkurë:

15:00 – Prishtina e Re – Prishtina (Hajvali)

E shtunë:

16:00 – Drita – Ballkani (Gjilan)

16:00 – Drenica – Gjilani (Skenderaj)

E diel:

16:00 – Llapi – Dukagjini (Podujevë)

16:00 – Ferizaj – Malisheva (Ferizaj)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy