Juve, pa Champions ka revolucion, titullarët e Spallettit me “valixhe” në duar

by Nexhat

“Pokeri” i Romës përballë Fiorentines u përjetua keq në Torino, kjo pasi “Zonja e Vjetër” sheh që ekipi i Gasperinit jo vetëm që nuk është dorëzuar, por tani po i bën presion nga pranë për një vend në Champions League. Tre javë përpara fundit të sezonit të rregullt, Roma renditet në vendin e 5-të, por vetëm 1 pikë larg Juves.

Pavarësisht këtij fakti, Juve ka ende në dorë fatin e këtij sezoni, mjafton të fitojnë 3 ndeshjet e fundit për të siguruar një vend në Champions League, një objektiv shumë jetik që pritet të vendos të gjithë projektin e Juves në lidhje me të ardhmen dhe merkaton e verës. E vetmja gjë e sigurt është Spalletti, me këtë të fundit që rinovoi kontratën deri në vitin 2028.

banner

I sigurt duket edhe Kenan Yildiz, me turkun që është vendosur në qendër të projektit, por pa Champions edhe Yildiz mund të largohet, në një kohë kur Real Madrid është gati të investojë miliona. Nëse Juve nuk mbyll sezonin në katër vendet e para, është thuajse e pamundur që në Torino të qëndrojë Vlahovic. Prej kohësh palët janë përfshirë në negociata për të rinovuar kontratën që i përfundon në fund të këtij sezoni, por në Torino mungon “tymi i bardhë”. Paga dhe pretendimet e tij mund të detyrojnë Juven ta lë të lirë.

Në rast se “Zonja e Vjetër” nuk arrin këtë objektiv, atëherë nga Torino mund të largohen edhe dy titullarë të tjerë, Conceiçao dhe Bremer. Për të dy lojtarët e Juves ka një interesim shumë të fortë nga disa klube të rëndësishme në Premier League.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy