“Një marrëveshje është marrëveshje”: Ursula von der Leyen i përgjigjet kërcënimit të fundit për tarifa nga Donald Trump

by Nexhat

Bashkimi Europian thotë se është “e përgatitur për çdo skenar” pasi Donald Trump kërcënoi të rrisë tarifat për veturat nga 15% në 25%.

Ursula von der Leyen theksoi se ekziston një marrëveshje mes BE-së dhe SHBA-së që duhet të respektohet, duke paralajmëruar se çdo shkelje do të sjellë reagim nga Brukseli.

banner

Ajo tha se SHBA nuk mund të veprojë në mënyrë të njëanshme dhe kërkoi respektimin e kufirit prej 15% për tarifat, duke shtuar se BE po përgatit edhe masa kundërpërgjigjeje nëse është e nevojshme.

Ndërkohë, BE dhe SHBA po vazhdojnë negociatat diplomatike për të sqaruar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve tregtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy