Arsenali mbush arkat: Finalja e UEFA Champions League sjell miliona

by Nexhat

Kualifikimi i Arsenalit në finalen e UEFA Champions League nuk është vetëm sukses sportiv, por edhe një fitore e madhe financiare për klubin londinez.

“Topçinjtë” do të përfitojnë edhe 18.5 milionë euro shtesë vetëm për arritjen në finalen e madhe, duke e çuar totalin e të ardhurave nga ky sezon në rreth 143.5 milionë euro (124 milionë funte). Kjo shifër nuk përfshin të ardhurat nga shitja e biletave dhe marrëveshjet komerciale që lidhen me pjesëmarrjen në këtë garë.

banner

Në rast se Arsenali arrin të fitojë trofeun, atëherë do të sigurojë edhe 6.5 milionë euro shtesë, duke e çuar totalin në rreth 150 milionë euro (129.6 milionë funte).

Për më tepër, triumfi në Ligën e Kampionëve do t’i siguronte londinezëve edhe një bonus shtesë prej rreth 3.5 milionë funte për kualifikimin në UEFA Super Cup.

Një sezon i jashtëzakonshëm për “Topçinjtë”, që po shpërblehet jo vetëm me rezultate në fushë, por edhe me përfitime të mëdha financiare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy