Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

by Nexhat

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i përmendur në orbitën e Real Madridit, ndërsa në Spanjë vazhdojnë të qarkullojnë raportime për një rikthim të mundshëm të tij në “Santiago Bernabéu”.

Sipas “Mundo Deportivo”, ideja e kthimit të “Special One” nuk është thjesht spekulim, por një opsion që po diskutohet seriozisht brenda klubit madrilen, sidomos në kuadër të planifikimit për sezonin e ardhshëm.

banner

Megjithatë, rikthimi i Mourinhos nuk do të ishte i thjeshtë dhe do të shoqërohej me disa kushte të rëndësishme.

Trajneri portugez, i cili aktualisht është nën kontratë me Benfican, nuk pritet të largohet lehtë dhe çdo marrëveshje do të varej nga disa faktorë kyç: projekt i qartë sportiv, mbështetje e plotë nga drejtuesit e klubit dhe kontroll i fortë mbi vendimet kryesore të skuadrës.

Burime pranë situatës theksojnë se Mourinho kërkon garanci për një projekt konkurrues menjëherë, pa periudhë tranzicioni, si dhe një rol të plotë në ndërtimin e skuadrës dhe menaxhimin e dhomës së zhveshjes.

Nga ana tjetër, presidenti Florentino Pérez thuhet se e sheh Mourinhon si një opsion të fortë për ta rikthyer autoritetin dhe disiplinën në skuadër, duke e marrë parasysh eksperiencën e tij të mëparshme te Real Madridi, ku fitoi trofe dhe la një gjurmë të thella në klub.

Megjithatë, brenda klubit ekzistojnë edhe zëra skeptikë, të cilët e vënë në dyshim nëse profili i tij i sotëm përputhet me projektin afatgjatë të Real Madridit.

Për momentin, situata mbetet e hapur dhe pa vendim përfundimtar, ndërsa emri i Mourinhos vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta rreth bankinës madrilene.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy