Real Madridi po shqyrton shitjen e Vinicius Jr këtë verë pas bllokimit të bisedimeve për rinovimin e kontratës dhe vështirësive taktike me Mbappe.
Presidenti Florentino Perez ka shënjestruar yllin e Juventusit, Kenan Yildiz, si zëvendësuesin ideal.
Për të siguruar 21-vjeçarin turk, i cili ka shkëlqyer me 11 gola dhe 10 asistime këtë sezon, “Mbretërit” janë gati të ofrojnë rreth 100 milionë euro.
Sipas mediave spanjolle, Reali e sheh talentin e Juventusit si liderin e ri që do të ringjallte sulmin pas një viti zhgënjyes pa trofe.

