Sonte në Prizren vendoset nëse Bashkimi do të jetë i gatshëm për ta përsëritur finalen e kaluar në Superligën e Kosovës në baskebtoll apo klubi nga Prishtina, Bora, do të bëjë histori.
Pas një serie gjysmëfinale 2:2, gjithçka do të vendoset në këtë përballje finale të zjarrtë.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar statistikat e dy prej basketbollistëve nga të dyja klubet që dhuruan spektakël në gjysmëfinale, po që vetëm njëri do të arrijë ta prekë finalen ndaj Trepçës.
Gjysmëfinalja 1
Shanon Shorter 28 pikë, 6 kërcime, 2 asistime
Tyler Cheese 17 pikë, 2 kërcime, 4 asistime
Gjysmëfinalja 2
Tyler Cheese 19 pikë, 4 kërcime, 4 asistime
Shanon Shorter 19 pikë, 3 kërcime, 2 asistime
Gjysmëfinalja 3
Shanon Shorter 23 pikë, 6 kërcime, 1 asistim
Tyler Cheese 13 pikë, 4 kërcime, 2 asistime
Gjysmëfinalja 4
Tyler Cheese 27 pikë, 8 kërcime, 3 asistime
Shanon Shorter 30 pikë, 5 kërcime, 5 asistime

