Rahoveci, finalisti i dytë i pley-off-it

by Nexhat

Kampioni në fuqi, Rahoveci, do të paraqitet në finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll.

Në gjysmëfinale, Rahoveci e mposhti në dy ndeshje Besa Famgasin. Fitoren e dytë e arriti të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, me rezultat 27:23.

banner

Ndeshja ishte shumë e fortë dhe interesante. Por “vreshtarët” ishin në epërsi në shumicën e kohës për të bërë vend në një tjetër finale.

Arti Luzha kishte mbrëmje të madhe, duke pritur shumë gjuajtje të lojtarëve vendas. Egzon Gjuka i shënoi shtatë gola, kurse gjashtë i realizoi Jon Muqolli.

Te Besa, Oliver Rabek ishte më efikasi me shtatë gola.

Rahoveci në finale takohet me Kastriotin. Ndeshja e parë është në Ferizaj më 20 apo 21 maj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy