Reali në kaos total, Mou shihet si shpëtimtar, në Madrid vjen edhe Salah

by Nexhat

Real Madrid po shkon drejt një fund sezoni pa trofe dhe në kaos total. Në Madrid, këtë periudhë, më shumë flitet për Mbappe, për tërbimin e tifozëve kundër tij, por jo vetëm kaq. Ende pa i shuar çështja “Mbappe”, në seancën e fundit stërvitorë, Aurelien Tchouame dhe Federico Valverde u përplasen ndërmjet tyre, arritën deri në atë pikë sa për pak u konfrontuan edhe fizikisht.

Sipas Marca, ky nuk është një rast i izoluar, por është reflektimi më i qartë i situatës që mbizotëron në shtëpinë e Real Madrid, ku vetëm pak ditë më parë Rudiger goditi me shuplakë Carreras. Është e qartë që Arbeloa ka humbur çdo kontroll mbi dhomat e zhveshjes, thjesht po pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar. Pikërisht kjo gjendje që mbizotëron në ekip, aq më tepër përpara El Clasico-s, ka bërë që opsioni Jose Mourinho të fitojë gjithnjë e më shumë kuota, në sytë e Perez tekniku portugez shihet si personi i duhur për të futur në shina ekipin. “Speciali” tani nuk është thjesht një emër që lakohet në media për klikime, por një mendim konkret i Florentino Perez.

banner

Në të njëjtën kohë, nga Egjipti vjen një lajm jo pak i bujshëm, ku mediat lokale flasin për një transferim të mundshëm të Momo Salah në Madrid. “Faraoni” ka qenë gjithnjë një dëshirë e Perez dhe kjo shihet vera e duhur për t’u bashkuar. Salah njoftoi largimin e tij nga Liverpool, por dëshira e tij është të qëndrojë sërish në Evropë, të luftojë për trofe, për këtë arsye Real Madrid shihet si opsioni ideal

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy