Mbrojtësi kanadez i Bayern Munich, Alphonso Davies, ka pësuar sërish një lëndim në “hamstring”, duke bërë që sezoni për të të përfundojë para kohe.
Klubi bavarez konfirmoi se lojtari do të mungojë për disa javë, ndërsa nuk është ende e qartë nëse ai do të jetë gati për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kanadas për Kampionatin Botëror.
Davies kishte kaluar një periudhë të vështirë me lëndime edhe më herët gjatë sezonit, ndërsa rikthimi i tij pritej të ishte një armë shtesë për Bayernin në fazën finale të edicionit.
Mungesa e 25-vjeçarit konsiderohet goditje e madhe për skuadrën gjermane, pasi ai mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin defensiv dhe në tranzicionin ofensiv.

