Përralla e skuadrës Como vazhdon.
Pas fitores minimale 0-1 në udhëtim ndaj Hellas Verona, skuadra nga Lombardia siguroi zyrtarisht pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin e ardhshëm, për herë të parë në historinë e klubit, transmeton Klankosova.tv.
Como po zhvillon një sezon fantastik në Serie A dhe dy xhiro para fundit vazhdon të ëndërrojë edhe një vend në Ligën e Kampionëve. Aktualisht renditet në pozitën e pestë me 65 pikë, vetëm një më pak se Milan dhe tri më pak se Juventus, që ndodhet në zonën Champions.
Nga ana tjetër, Como ka vetëm një pikë më shumë se Roma, duke bërë që lufta për Evropën të mbetet plotësisht e hapur deri në fund të kampionatit.
Se në cilën garë evropiane do të luajë Como sezonin e ardhshëm – Ligën e Kampionëve, Europa League apo Conference League – do të vendoset në dy xhirot e fundit të sezonit

