Trepça dominon Bashkimin në “Minatori”, e bën hapin e parë drejt mbrojtjes së titullit

by Nexhat

KB Trepça ka nisur në mënyrën më të mirë serinë finale të ProCredit Superligës, pasi në palestrën “Minatori” e mposhti KB Bashkimi me rezultat bindës 94:79.

Mitrovicasit morën kontrollin e sfidës nga minuta e 16-të e takimit, duke krijuar shkëputje të ndjeshme në rezultat,

banner

Kampionët aktualë e mbyllën pjesën e parë me epërsi prej 12 pikësh, 52:40, ndërsa në pjesën e dytë e kontrolluan ndeshjen me qetësi duke mos i lejuar prizrenasit të rikthehen në lojë.

Lojtari më i dalluar te Trepça ishte Mustapha Amzil, i cili realizoi double-double me 21 pikë dhe 14 kërcime, duke qenë vendimtar në triumfin e “Xehetarëve”.

Me këtë fitore, Trepça kalon në epërsi 1-0 në serinë finale, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet sërish në “Minatori”, të mërkurën nga ora 19:30

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy