Alarmi i Arabisë Saudite: Tregu i naftës do të humbasë 100 milionë fuçi në javë nëse vazhdon bllokimi në Ngushticën e Hormuzit

by Nexhat

Tregu i naftës do të humbasë rreth 100 milionë fuçi në javë nëse bllokimi i trafikut në Ngushticën e Hormuzit vazhdon me ritmin aktual, paralajmëroi drejtori ekzekutiv i firmës shtetërore të naftës të Arabisë Saudite, Aramco.

“Ne presim që racionimi i kërkesës të vazhdojë për sa kohë që furnizimi mbetet i ndërprerë përmes Ngushticës së Hormuzit”, tha Arim Nasser.

banner

“Nëse tregtia dhe transporti detar normal rifillojnë, ne parashikojmë një kthim shumë të fuqishëm të rritjes së kërkesës”, theksoi ai.

Sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë, furnizimet globale me naftë ishin rreth 106 milionë fuçi në ditë në vitin 2025 – ekuivalenti i 740 milionë fuçive në javë.

Nasser paralajmëroi gjithashtu se nëse ndërprerja e transportit detar në ngushticë vazhdon për disa javë të tjera, tregu i naftës mund të mos normalizohet deri në vitin 2027.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy