Gjermani Daniel Siebert caktohet gjyqtar i finales PSG – Arsenal në Champions League

by Nexhat

UEFA ka vendosur që finalja e madhe e UEFA Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal të drejtohet nga arbitri gjerman Daniel Siebert. Për 42-vjeçari kjo do të jetë finalja e parë në karrierë në një kompeticion madhor të UEFA-s.

Siebert kishte drejtuar edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales në Emirates mes Arsenalit dhe Atletico Madridit, duke fituar besimin e shtëpisë europiane të futbollit për supersfidën e sezonit,

banner

Asistentët e tij do të jenë bashkëkombësit Seidel dhe Foltyn, ndërsa arbitër i katërt është caktuar spanjolli Porras Ayuso.

Në dhomën VAR do të jenë gjermanët Dankert dhe Schroder, teksa mbështetja shtesë e VAR-it do të vijë nga spanjolli Del Cerro Grande.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy