Legjendari Pavel Nedved e komenton përballjen e Kosovës me Çekinë

by Nexhat

Futbollisti legjendar çek, Pavel Nedved e ka komentuar përballjen mes Kosovës dhe Republikës Çeke, e cila do të luhet më 31 maj në Pragë.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi sot se i ka aranzhuar dy miqësore për Kombëtaren Dardane, fillimisht me Çekinë e më pas me Andorrën më 7 qershor.

banner

E ish-futbollisti i njohur dhe ikona e Lazios dhe e Juventusit e ka konsideruar Kosovën si një test të mirë për çekët para sfidave të tyre në Kupën e Botës,

Republika Çeke e siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026 falë “play-off”-it, ku e eliminoi Danimarkën vetëm pas penalltive.

“Mezi presim të kthehemi në ‘Epet Arena’, ku e fituam finalen e ‘play-off’-it ndaj Danimarkës në muajin mars, falë përkrahjes së madhe nga tifozët tanë”, theksoi fillimisht Nedved për mediat çeke.

“Ne besojmë fuqishëm që një atmosferë e shkëlqyer do të mbretërojë në stadium edhe për ndeshjen ndaj Kosovës, që është e fundit para udhëtimit për në Kupën e Botës. E shohim ndeshjen si një test të mirë dhe mundësi që t’ju themi tifozëve mirupafshim para udhëtimit për në Kupën e Botës”, vazhdoi fituesi i Topit të Artë.

Edhe për Kosovën kjo do të jetë një mundësi e mirë për ta parë formën e lojtarëve dhe për ta vazhduar komponimin para sfidave të Ligës së Kombeve, ku Kosova do të luajë në Ligën B, e në grup do t’i ketë Austrinë, Izraelin e Irlandën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy