PSG-ja ia mësyn Alvarezit, Atletico i kërkon 150 milionë euro

by Nexhat

Paris Saint-Germaini i ka nisur kontaktet me Atlético Madridin për transferimin e sulmuesit argjentinas, Julián Álvarez.

Klubi francez e konsideron lojtarin si një nga objektivat kryesorë për repartin ofanziv dhe është i gatshëm ta bëjë një investim të madh gjatë afatit kalimtar të verës, shkruajnë mediat franceze,

banner

Atlético nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë yllin e saj dhe vlerësimi për kartonin e Álvarezit e kalon shifrën e 150 milionë eurove.

Drejtuesit madrilenë e shohin argjentinasin si një element kyç të projektit të tyre dhe nuk duan të hapin negociata pa një ofertë rekorde.

Nga ana tjetër, PSG-ja vazhdon ta monitorojë situatën dhe besohet se trajneri Luis Enrique e pëlqen shumë profilin e ish-sulmuesit të Manchester Cityt.

Interesimi i parisienëve për lojtarin nuk është i ri, pasi kampioni aktual evropian kishte tentuar ta transferonte edhe më parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy