Trajneri i Spanjës e do trofeun e Kupës së Botës, flet edhe për portierin Raya

by Nexhat

Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, foli për ambiciet e “Stuhisë së Kuqe” në prag të Botërorit 2026, duke theksuar se skuadra e tij është mes pretendentëve kryesorë për triumfin final.

“Që nga momenti i parë kam besuar se mund ta fitojmë. Dhe kjo ndjesi është transmetuar edhe te grupi. Nuk po flas për detyrimin për të fituar, sepse është shumë e komplikuar, por them se ndihemi kandidatë, se jemi të aftë si të gjithë të tjerët”, deklaroi trajneri spanjoll,

banner

Më pas De la Fuente u ndal edhe te portieri David Raya, duke e vlerësuar nivelin e tij të lartë.

“Në Angli e konsiderojnë David Rayan portierin më të mirë në botë, ndërsa këtu në Spanjë askush nuk flet për të.”

Ai shtoi se kombëtarja spanjolle e ka krijuar një identitet të qartë dhe se grupi aktual ka ende shumë hapësirë për t’u përmirësuar.

“E kemi të tashmen dhe të ardhmen. E kemi ndërtuar një grup fantastik pune dhe jemi si një familje.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy