Interi është fitues i Kupës së Italisë për herë të 10-të në histori.
Pasi e siguruan titullin e kampionit, tani zikaltrit e fituan edhe trofeun e dytë të sezonit,
Në finalen e Kupës së Italisë, Interi triumfoi pastër 0:2 ndaj Lazios në stadiumin ikonik “Olimpico”.
Marusic me autogol në minutën e 14-të kaloi Interin në avantazh.
Në minutën e 35-të, Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë e mysafirëve, e që në fund ishte edhe epilogu i finales.

