Lukaku drejt largimit nga Napoli

by Nexhat

Aventura e Romelu Lukaku, te Napoli duket se po shkon drejt fundit më shpejt nga sa pritej.

Sulmuesi belg nuk konsiderohet më pjesë e planeve afatgjata të klubit italian, ndërsa drejtuesit kanë nisur lëvizjet për ta larguar gjatë merkatos së verës.

banner

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Napoli po punon aktivisht për të gjetur një destinacion të ri për 31-vjeçarin. Klubi shpreson të marrë oferta konkrete nga kampionati turk, klubet e Arabisë Saudite apo edhe nga tregje të tjera që mund të jenë të interesuara për shërbimet e tij,

Drejtuesit napolitanë synojnë që çështja e së ardhmes së Lukakut të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që të fokusohen te ndërtimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse Lukaku mbetet një emër i madh në futbollin europian, forma e tij dhe pritshmëritë e klubit duket se nuk janë më në të njëjtën linjë. Tashmë mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për bomberin belg, i cili gjatë karrierës ka veshur fanellat e disa prej klubeve më të njohura në Evropë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy