Dybala shumë pranë rinovimit me Romën, kontrata e re pritet pas derbit me Lazion

by Nexhat

Paulo Dybala është shumë afër vazhdimit të kontratës me Romën dhe marrëveshja e re pritet të finalizohet menjëherë pas derbit ndaj Lazios, që luhet të dielën nga ora 12:00.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, palët kanë avancuar ndjeshëm në negociata dhe tashmë ekziston optimizëm i madh se argjentinasi do të qëndrojë në “Olimpico”.

banner

Dybala pritet të përfitojë mes 2 dhe 2.5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe objektivat e skuadrës. Roma synon ta mbajë 32-vjeçarin si një nga liderët kryesorë të projektit të ri sportiv.

Edhe pse gjatë muajve të fundit kishte spekulime për një largim të mundshëm drejt Arabisë Saudite ose MLS-së, “La Joya” duket se ka zgjedhur të vazhdojë aventurën në kryeqytetin italian.

Roma dëshiron që rinovimi të bëhet publik pas derbit të madh me Lazion, për të shmangur shpërqendrimet para një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy