Conor McGregor do të rikthehet në UFC, caktohet meçi ndaj Max Holloway

by Nexhat

Conor McGregor pritet të rikthehet pas një mungese të gjatë prej pesë vitesh, në një nga rikthimet më të shumëpritura në historinë e UFC-së.

Luftëtari irlandez do të përballet me Max Holloway në eventin e madh UFC 329, i cili do të zhvillohet më 11 korrik në Las Vegas, raporton The Sun.

banner

37-vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë duel që nga viti 2021, kur pësoi një dëmtim të rëndë në humbjen ndaj Dustin Poirier.

Që nga ajo kohë, rikthimi i tij në kafaz është shtyrë disa herë për shkak të problemeve fizike.

McGregor ishte planifikuar të rikthehej edhe vitin e kaluar në një përballje ndaj Michael Chandler, por ndeshja u anulua pas një tjetër dëmtimi që pësoi irlandezi gjatë përgatitjeve.

Conor McGregor konsiderohet si një nga emrat më të mëdhenj në historinë e UFC-së dhe sporteve luftarake.

Në vitin 2016 ai hyri në histori si luftëtari i parë që mbante njëkohësisht dy tituj kampioni botëror në kategori të ndryshme në UFC.

Rikthimi i tij në kafaz pritet të tërheqë vëmendjen e madhe të tifozëve të MMA-së në mbarë botën, ndërsa eventi në Las Vegas konsiderohet një nga më të mëdhenjtë e vitit në sportet luftarake.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy