Manchester United ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Premier League, duke triumfuar 3:2 ndaj Nottingham Forest në kuadër të javës së parafundit të kampionatit anglez.
“Djajtë e Kuq” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Luke Shaw realizoi për 1:0 që në minutën e pestë.
Mysafirët reaguan në pjesën e dytë dhe barazuan rezultatin me anë të Morato në minutën e 53-të. Megjithatë, avantazhi i Manchester United u rikthye vetëm dy minuta më vonë, kur Matheus Cunha shënoi për 2:1.
Në minutën e 76-të, Bryan Mbeumo realizoi golin e tretë për vendasit, duke i afruar drejt fitores.
Morgan Gibbs-White ngushtoi rezultatin në 3:2 vetëm dy minuta më pas, por Nottingham Forest nuk arriti të shmangte humbjen.
Me këtë triumf, Manchester United shkon në kuotën e 68 pikëve në vendin e tretë dhe pritet ta mbyllë sezonin në këtë pozitë.
Në anën tjetër, Nottingham Forest mbetet me 43 pikë në vendin e nëntë të tabelës.

