West Ham ka pësuar humbjen e radhës në Premierligë, që sipas të gjitha gjasave mund të jetë fatale për fatin e ‘Çekanëve’ për mbijetesë.
Newcastle arriti fitore me rezultat 3-1, me golat e shënuar nga Woltemade dhe Osula (2x), raporton KlanKosova.tv.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Castellano në minutën e 69-të, por që West Ham nga ky duel të dal me pikë.
Pas kësaj humbje “Çekanët” kanë 36 pikë me 37 ndeshje të zhvilluara, 2 më pak se Tottenham që pas 36 ndeshjeve kanë arkëtuar 38 pikë.

