Guardiola pranon lodhjen e skuadrës para sfidës vendimtare

by Nexhat

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur para sfidës së rëndësishme ndaj AFC Bournemouth, duke pranuar lodhjen e madhe të skuadrës së tij në këtë fazë vendimtare të sezonit.

“Qytetarët” do të përballen me Bournemouth në “Vitality Stadium”, ndërsa vazhdojnë garën për titull me Arsenal FC, që nga ana tjetër luan ndaj Burnleyt.

banner

Guardiola theksoi se skuadra e tij po përballet me një kalendar tepër të ngjeshur, pasi kjo do të jetë ndeshja e tretë brenda gjashtë ditëve pas finales së FA Cup.

“Nuk po stërvitemi shumë, sepse na duhet energji për nesër. Dje ishte vetëm ditë rikuperimi”, deklaroi tekniku spanjoll.

Ai foli edhe për mundësinë që të ndjekë ndeshjen e Arsenalit, duke shpresuar në një hap fals të rivalëve për titull.

“Ndoshta do ta shikoj. Sigurisht që do t’i hedh një sy, por ende nuk e kam përfunduar punën për atë që duhet t’u tregoj lojtarëve për Bournemouthin”, tha Guardiola.

Sipas tij, objektivi kryesor është që Manchester City të mbetet në garë për titull deri në javën e fundit të sezonit.

“E rëndësishme është të arrijmë në fund me mundësi reale. Gjithçka që duam është të luftojmë deri në ndeshjen e fundit”.

Guardiola paralajmëroi gjithashtu se Bournemouth do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë, duke kujtuar formën fantastike të skuadrës.

“Gjithmonë ka qenë e vështirë kundër Bournemouthit. Ata janë 17 ndeshje pa humbje dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Trajneri i Cityt vlerësoi edhe kohën më të madhe të pushimit që ka pasur Bournemouth para kësaj sfide.

“Ne kemi pasur vetëm tri ditë pas finales së FA Cup, ndërsa ata kanë pasur 10 ditë për t’u përgatitur. Do të jenë në versionin e tyre më të mirë”.

Në fund, Guardiola e bëri të qartë se skuadra e tij nuk ka alternativë tjetër përveç fitores.

“E vetmja mënyrë për të vazhduar garën për titull është të fitojmë këtë ndeshje. Përndryshe, gjithçka do të marrë fund”, përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy