Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka reaguar pas largimit të trajnerit Sylvinho, i cili i kishte dhënë mundësinë e parë të rëndësishme me fanellën kuqezi.
Nën drejtimin e teknikut brazilian, Asani u shndërrua në një nga lojtarët kyç të Shqipërisë gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian në Gjermani, duke realizuar gola vendimtarë dhe duke u dalluar me goditjet e tij nga distanca.
Në reagimin e tij publik, Asani ka shprehur mirënjohje për Sylvinhon, duke vlerësuar rrugëtimin e përbashkët dhe besimin që i është dhënë gjatë kësaj periudhe.
“Faleminderit mister për gjithçka. Kemi bërë një rrugëtim të gjatë dhe shumë të bukur bashkë, me shumë momente që nuk do t’i harroj kurrë. Jam shumë mirënjohës për besimin dhe mundësinë që më dhe për të përfaqësuar Kombëtaren. Do të të jem falënderues gjithë jetën. Suksese në vazhdim, mister!”, ka shkruar Asani

