Edhe një Botëror për Ronaldon, Portugalia publikon listën e lojtarëve të ftuar

by Nexhat

Kombëtarja e Portugalisë ka publikuar zyrtarisht listën e futbollistëve të ftuar për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Lista e publikuar ka ngjallur menjëherë interesim të madh te tifozët portugezë, ndërsa vëmendja kryesore ka qenë te prezenca e legjendës Cristiano Ronaldo,

banner

Pavarësisht moshës, Ronaldo vazhdon të mbetet pjesë kyçe e Kombëtares së Portugalisë dhe do të jetë sërish lideri i skuadrës në një tjetër Botëror, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë dhe ndikimin e tij te përfaqësuesja portugeze.

Trajneri Roberto Martinez ka vendosur t’i besojë eksperiencës së yllit portugez, i cili vazhdon të jetë një nga figurat më të rëndësishme në dhomat e zhveshjes dhe në fushën e lojës.

Ky pritet të jetë një tjetër kapitull historik për Cristiano Ronaldon, i cili vazhdon të thyejë rekorde dhe të mbetet një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.

Tifozët portugezë tashmë presin me shumë interes debutimin e ekipit në Botëror, me shpresën se Portugalia do të luftojë për trofeun më prestigjioz në futbollin botëror

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy