Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi se përpjekjet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta detyruar Iranin të dorëzohet janë “thjesht një iluzion”.
Në një reagim të publikuar në platformën X, Pezeshkian theksoi se Irani i ka respektuar vazhdimisht angazhimet e tij dhe ka shqyrtuar çdo mundësi për të shmangur luftën.
“Irani i është përmbajtur vazhdimisht angazhimeve të tij dhe ka shqyrtuar çdo rrugë për të parandaluar luftën”, u shpreh ai.
Presidenti iranian kritikoi gjithashtu administratën amerikane për paralajmërimet mbi sulme edhe më të ashpra ndaj Iranit, në rast se Teherani nuk arrin një marrëveshje të pranueshme për Uashingtonin.
“Përpjekja e SHBA-së për ta detyruar Iranin të kapitullojë nuk është gjë tjetër veçse një iluzion”, shkroi Pezeshkian.
Ai shtoi se dialogu dhe respekti reciprok mbeten rruga më e mirë për zgjidhjen e krizave ndërkombëtare.
“Respekti i ndërsjellë në diplomaci është shumë më i mençur, më i sigurt dhe më i qëndrueshëm sesa lufta”, theksoi presidenti iranian./rtsh.al/

