Trepça dominon basketbollin kosovar, sërish kampion!

by Nexhat

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në Basketboll për sezonin 2025/’26.

Ky është titulli i tretë radhazi për skuadrën mitrovicase, dhe i shtati në histori të klubit në elitën e basketbollit kosovar,

banner

Xehetarët u shpallën kampion pasi mposhtën Bashkimin e Prizrenit 4:0 në serinë finale të play-offit.

Bashkimi është shpallur një herë kampion i Kosovës, më 2018, kurse Trepça më 1993, 2000, 2001, 2012, 2024 dhe 2025. Në finalet e vitit të kaluar, mitrovicasit fituan 4:2.

Këto dy skuadra u përballën edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, ku fituan xehetarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy