Xi Jinping tha se bota rrezikohet të kthehet në “ligjin e xhunglës” dhe vlerësoi marrëdhënien Kinë-Rusi si një forcë stabilizuese globale, derisa priti presidentin rus Vladimir Putinin në Pekin të mërkurën, vetëm disa ditë pas pritjes së Donald Trumpit.
Lideri kinez e mirëpriti presidentin rus me ceremoni madhështore para se të nisnin takimin mes tyre.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, Xi tha se marrëdhëniet mes Pekinit dhe Moskës ndodhen në “nivelin më të lartë të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik”, ndërsa bëri thirrje që të dy vendet të kundërshtojnë “çdo ngacmim të njëanshëm” në arenën ndërkombëtare.
Qëndrimet e Xi pasqyronin fjalën e tij të hapjes, ku ai tha se bota rrezikohet të kthehet tek “ligji i xhunglës”. Ai shtoi se përshkallëzimi i mëtejshëm i konflikteve në Lindjen e Mesme është “i papërshtatshëm”, dhe se një “armëpushim gjithëpërfshirës është urgjent dhe thelbësor”, raportuan mediat shtetërore.
Putini vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të jenë në një “nivel të paprecedentë të lartë”, duke theksuar se Moska mbetet një “furnizues i besueshëm i energjisë” në mes të krizës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Putini gjithashtu e ftoi Xi të vizitojë Rusinë vitin e ardhshëm.

