Dani Carvajal (34) organizoi një darkë lamtumire të mërkurën përpara largimit të tij të afërt nga Real Madridi.
Ai ftoi shokët e ekipit dhe disa nga stafi në darkë, por emri i trajnerit Alvaro Arbeloa (43) nuk ishte në listën e të ftuarve, raportoi Mario Cortegana, një gazetar spanjoll për The Athletic, shkruan Index.hr, raporton KlanKosova.tv.
Mbrojtësi me përvojë po i jep fund periudhës së tij shumë të suksesshme te Real Madridi këtë verë. Kontrata e Carvajal po skadon dhe klubi nuk i ka ofruar atij një marrëveshje të re. Ndërsa sezoni i trazuar i Madridit po i afrohet fundit, Carvajal vendosi të mblidhte shokët e tij të ekipit për një darkë të mërkurën në mbrëmje. Një numër i stafit të klubit ishin gjithashtu të ftuar, por trajneri kryesor i Blancos nuk ishte midis tyre.
Ndër të tjera, sulmuesi Kylian Mbappe është gjithashtu në konflikt me Arbeloan. Kjo vazhdon fundin kaotik të sezonit për Realin, në të cilin ata dështuan përsëri të fitonin trofe kwtw edicion, kurse kulmi i problemeve ishte përleshja midis Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni.
Në fillim të sezonit, trajneri Xabi Alonso u shkarkua, me të cilin thuhet se shumë lojtarë ishin gjithashtu të pakënaqur. Arbeloa mori drejtimin e ekipit, por edhe ai po largohet dhe do të pasohet nga Jose Mourinho nga sezoni i ardhshëm

