Trepça ka vazhduar me lëvizjet për sezonin e ri, menjëherë pas fitimit të titullit kampion në basketbollin kosovar.
Klubi mitrovicas ka konfirmuar se basketbollisti Kenny Hasbrouck do të jetë pjesë e skuadrës edhe për një sezon tjetër.
“Kenny Hasbrouck edhe për një sezon pjesë e KB TREPÇA”, ka shkruar klubi në njoftimin zyrtar.
Po ashtu, Trepça ka prezantuar edhe përforcimin e ri, Rron Dahsyla.
“Mirësevjen Rron Dahsyla”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Mitrovica.
Trepça vjen pas një tjetër sezoni të suksesshëm në elitën e basketbollit të Kosovës. Të mërkurën mbrëma, mitrovicasit kanë fituar titullin kampion pasi mposhtën Bashkimin me rezultat 98:78 në ndeshjen e katërt të finales së “play-off”, të zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren

