Trump thotë se ShBA-të do të dërgojnë 5,000 trupa shtesë në Poloni

by Nexhat

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 5,000 trupa shtesë në Poloni, pas fitores së Karol Nawrocki-t në zgjedhjet presidenciale.

Trump deklaroi në postim se ishte krenar që e kishte mbështetur Nawrocki-n gjatë fushatës dhe theksoi se vendimi për të dërguar trupa shtesë amerikane vjen edhe për shkak të marrëdhënies së tyre të ndërsjellë, raporton Reuters,  

banner

“Bazuar në zgjedhjen e suksesshme të Presidentit aktual të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin e mbështeta me krenari, dhe marrëdhënien tonë me të, kam kënaqësinë të njoftoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë 5,000 trupa shtesë në Poloni”, shkroi Trump

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy