Real Madridi ka siguruar kualifikimin në finalen e EuroLeague pas një fitoreje spektakolare ndaj Valencia me rezultat 105-90.
Ndeshja gjysmëfinale dhuroi spektakël dhe ritëm të lartë nga fillimi deri në fund, me të dy skuadrat që shfaqën efikasitet të jashtëzakonshëm në sulm,
Valencia e nisi më mirë takimin dhe arriti ta mbyllte çerekun e parë me epërsi minimale 28-26, duke treguar agresivitet dhe saktësi në gjuajtje.
Megjithatë, reagimi i Real Madridit ishte i menjëhershëm. Skuadra madrilene mori kontrollin e lojës në çerekun e dytë dhe falë paraqitjeve të shkëlqyera të Mario Hezonja dhe Trey Lyles, arriti të shkonte në pushim me epërsi 62-56.
Pjesa e parë e kësaj sfide hyri edhe në historinë e EuroLeague, pasi të dy ekipet realizuan së bashku plot 118 pikë në 20 minutat e para, duke vendosur rekordin për pjesën e parë me më së shumti pikë në historinë e një ndeshjeje “Final Four”.
Me këtë rekord u thye shifra e mëparshme prej 110 pikësh, e regjistruar në finalen e vitit 2013.
Në pjesën e dytë, Real Madridi vazhdoi dominimin dhe menaxhoi në mënyrë perfekte avantazhin, duke mos i lejuar Valencias të rikthehej në lojë. Efikasiteti në sulm dhe kontrolli i ritmit bënë që madrilenët ta mbyllnin takimin me fitore të thellë 105-90.
Me këtë triumf, Real Madridi siguron finalen e madhe të EuroLeague, ku do të përballet me Olympiacos

