Drenica drejt sigurimit të mbijetesës, Llapi drejt barazhit

by Nexhat

Drenica ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Llapi do të duhet të kërkojë shpëtimin përmes barazhit, pas rezultateve dramatike të javës së fundit të kampionatit.

Skuadra nga Skenderaj ka triumfuar ndaj Ferizajt me rezultat 3:2 në stadiumin “Bajram Aliu”. Aktualisht skuadra gjendet në vendin e shtatë me dyzet e shtatë pikë, duke pasur Drenica një pikë më shumë se Llapi, që gjendet në vendin e tetë dhe mund të përballet në barazh me fituesin e ndeshjes mes Liria dhe Dinamo.

banner

Në Podujevë, Llapi e ka përmbysur rezultatin ndaj Malishevës dhe ka fituar 3:2, por kjo nuk ka mjaftuar për ta shmangur barazhin. Mysafirët nga Malisheva kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e nëntëmbëdhjetë, kur Arlind Veliu ka realizuar për 1:0 pas asistimit të Mevlan Zekës.

Reagimi i Llapit ka ardhur në minutën e njëzet e nëntë, kur Arianit Hasani e ka barazuar rezultatin në 1:1. Vetëm gjashtë minuta më vonë, pas një penalltie të fituar nga Arbër Bytyqi dhe të konfirmuar nga VAR-i, kapiteni Arbnor Ramadani ka realizuar nga pika e bardhë për 2:1, ndonëse ka pasur protesta nga mysafirët.

Skuadra llapjane e ka thelluar epërsinë në minutën e dyzet e një, kur Arbnor Aliu ka shënuar për 3:1. Në fund, Malisheva vetëm sa e ka ngushtuar epërsinë me golin e Mevlan Zekës në minutën e tetëdhjetë e shtatë për rezultatin përfundimtar 3:2.

Ndërkohë, në Skenderaj është zhvilluar një ndeshje me shumë kthesa. Drenica ka kaluar në epërsi në minutën e nëntëmbëdhjetë me golin e Kreshnik Ukës dhe e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1:0.

Ferizaj ka reaguar në fillim të pjesës së dytë dhe e ka përmbysur rezultatin me dy gola të shpejtë, fillimisht nga Dior Gërbovci në minutën e pesëdhjetë e dytë dhe më pas nga Gueye Arfang në minutën e pesëdhjetë e pestë për 2:1.

Megjithatë, Drenica nuk është dorëzuar. Igball Jashari e ka rikthyer baraspeshën në minutën e gjashtëdhjetë pas asistimit të Kreshnik Ukës, ndërsa në minutën e tetëdhjetë e nëntë ka qenë sërish Uka ai që ka realizuar golin vendimtar për 3:2, pas një harkimi të Jasharit.

Me këtë fitore, Drenica ka bërë hap të madh drejt sigurimit të qëndrimit në Superligë, ndërsa Llapi, pavarësisht triumfit ndaj Malishevës, ka ka shkuar në drejtim të kërkimit të mbijetesës përmes ndeshjes së barazhit.

Nga Superliga kanë rënë Ferizaj, e cila ka grumbulluar vetëm tridhjetë e gjashtë pikë dhe Prishtina e Re, e cila ka mbledhur vetëm tridhjetë e një pikë.

REZULTATET E NDESHJEVE TË ZHVILLUARA SOT:

No description available.
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy