Cagliari ka shkaktuar një nga surprizat më të mëdha të sezonit në Serie A, duke mposhtur 2-1 Milanin në “San Siro” dhe duke i larguar “Rossonerët” nga Liga e Kampionëve.
Kjo fitore erdhi përmes golave të Borrellit dhe Juan Rodríguezit, në një ndeshje ku Milani e nisi shpejt me golin e Alexis Saelemaekers pas asistit të Fikayo Tomori.
Ndeshja ishte e mbushur me tension që në fillim, me Milanin që shënoi shumë herët, por Cagliari reagoi dhe barazoi pas një goditjeje këndi të devijuar, ku Borrelli përfitoi brenda zonës.
Në pjesën e dytë, Cagliari mori avantazhin me golin e Juan Rodríguez, pas një situate të krijuar nga Nadir Zortea dhe goditjes së Gianluca Gaetano që u ndal fillimisht nga Mike Maignan.
Milani tentoi të rikthehej në lojë me ndryshime nga trajneri Massimiliano Allegri, duke futur lojtarë si Rafael Leão dhe Luka Modrić, por nuk arriti të ndryshojë fatin e ndeshjes.
Në fund, Cagliari mbajti rezultatin dhe i dha fund një serie të gjatë pa fitore në këtë stadium që nga viti 1997.
Kjo humbje ishte vendimtare për Milanin, pasi i kushtoi vendin në top katërshe dhe kualifikimin në Champions, ndërsa Como përfitoi nga situata në garën për Evropë

