Zyrtare: Milani e shkarkon Allegrin, së bashku me Igli Taren dhe Furlanin e Moncadan

by Nexhat

Milani ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Max Allegri, drejtorin Igli Tare, CEO-n Giorgio Furlani dhe shefin e skautimit Geoffrey Moncada në një deklaratë të ashpër, duke e quajtur sezonin një “dështim të pakontestueshëm”.

“Rossonerët” kishin nevojë vetëm për një pikë për të siguruar përfundimin në top katërshe dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve në xhiron e fundit të sezonit të Serie A, pasi kishin një avantazh prej dy pikësh dhe një bilanc më të mirë direkte ndaj Comos.

banner

Megjithatë, ata shpërdoruan një epërsi 1-0 dhe humbën 2-1 në shtëpi ndaj një Cagliari që nuk kishte më objektiva në lojë.

Sipas disa burimeve, prej sot pritej një “masakër e së hënës” në Milan, me pronarin e “RedBird”, Gerry Cardinale, që po pastron strukturën dhe po mban vetëm këshilltarin special Zlatan Ibrahimović.

Kjo u konfirmua, pasi të tjerët u shkarkuan të gjithë në një deklaratë të vetme në faqen zyrtare të klubit.

“Pas zhgënjimit të vitit të kaluar, mandati që pronësia i vendosi klubit ishte rikthimi në Ligën e Kampionëve dhe krijimi i një baze për fitore të qëndrueshme në majë të Serie A.

“Për pjesën më të madhe të këtij sezoni, ne ishim në dy vendet e para në Serie A, me një mundësi reale për të konkurruar për Scudetton. Pjesa e fundit e sezonit ishte krejtësisht jo konsistente me performancën e mëparshme, dhe humbja zhgënjyese në ndeshjen e fundit e ktheu sezonin në një dështim të pakontestueshëm.

“Është koha për ndryshim dhe një riorganizim të plotë të operacioneve të futbollit. Me efekt të menjëhershëm, po ndahemi nga CEO Giorgio Furlani, drejtori sportiv Igli Tare, trajneri Massimiliano Allegri dhe drejtori teknik Geoffrey Moncada. Falënderojmë secilin për punën dhe përkushtimin e tyre gjatë periudhave përkatëse tek AC Milan.

“Njoftime të tjera për emërimet e reja do të bëhen në kohën e duhur – me qëllimin që të jemi të përgatitur për sezonin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e klubit.

Allegri ka drejtuar 42 ndeshje zyrtare këtë sezon, me 22 fitore, 10 barazime dhe 10 humbje.

Tani Cardinale dhe Ibrahimović do të punojnë së bashku për të zgjedhur një strukturë krejtësisht të re për klubin, përfshirë trajnerin, drejtorin sportiv dhe CEO-n.

Furlani kishte qenë pjesë e bordit që nga viti 2019 dhe u bë CEO në vitin 2022, duke përfaqësuar pronarët e mëparshëm të klubit Elliott Management.

Tani që Cardinale ka rifinancuar huanë me Elliottin, shërbimet e tij nuk ishin më të nevojshme.

Tare kishte ardhur vetëm verën e kaluar së bashku me Allegrin, ndaj edhe qëndrimi i tij u ndërpre brenda 12 muajve.

Moncada kishte qenë shef skautimi që nga viti 2018 dhe u promovua në drejtor teknik në vitin 2023

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy