Liverpool dhe PSG në garë për Diomanden, lojtari në udhëkryq

by Nexhat

Liverpool dhe Paris Saint-Germain, kanë hyrë në një duel të madh për transferimin e talentit Yan Diomande, me negociatat që tashmë kanë nisur zyrtarisht.

Sipas raportimit të Fabrizio Romano, të dy klubet janë në bisedime për afrimin e lojtarit, ndërsa vendimi final do të varet nga projekti që preferon vetë Diomande si dhe nga kërkesat financiare të RB Leipzig. Klubi gjerman pritet të kërkojë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.

banner

Leipzig dëshiron t’i ofrojë lojtarit kontratë të re me pagë më të lartë dhe klauzolë largimi, por futbollisti duket i hapur për t’u larguar që këtë verë.

Raportimet shtojnë se nëse Diomande përfundon te PSG, atëherë Liverpool do të rikthejë menjëherë fokusin te Bradley Barcola, i cili vazhdon të mbetet një nga objektivat kryesorë të “Reds”. Barcola kishte qenë në listën e Liverpoolit edhe verën e kaluar, ndërsa interesim për francezin ka shfaqur edhe Arsenali

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy