Rashica drejt largimit nga Besiktas, kërkohet në Francë dhe Itali

by Nexhat

Sulmuesi anësor i Kosovës, Milot Rashica, raportohet se do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës, me disa klube nga kampionatet kryesore evropiane që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

29-vjeçari mund të largohet nga Besiktas, edhe pse ka edhe një vit të mbetur në kontratë me klubin turk. Mungesa e një roli të qëndrueshëm si titullar në sezonin e fundit ka shtuar gjasat për një transferim të mundshëm.

banner

Sipas mediave turke, klube nga Ligue 1 dhe Serie A kanë shprehur interes konkret për futbollistin vushtrrias.

E ardhmja e Rashicës te Besiktaci pritet të sqarohet në ditët në vijim, në varësi të vendimeve të trajnerit të ri dhe planifikimeve të klubit për sezonin e ardhshëm.

Gjatë sezonit të fundit, Rashica ka zhvilluar 33 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar dy gola dhe gjashtë asistime

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy