Neymar si “në ditën e parë të shkollës”, grumbullohet me Kombëtaren e Brazilit

by Nexhat

Neymar nuk hoqi dorë nga dëshira për t’i bërë një “hyrje triumfuese” rikthimit të tij në kombëtaren e Brazilit.

Sulmuesi 34 vjeçar, që u ftua nga trajneri Carlo Ancelotti për finalet e “Botërorit 2026”, mbërriti në kampion stërvitor të “Seleçao” me helikopterin personal.

banner

Pavarësisht kësaj zgjedhjeje, të cilësuar të ekzagjeruar nga shumë tifozë në rrjetet sociale për një futbollist që nuk e kishte të sigurtë grumbullimin deri në sekondën e fundit, Neymar u duk si një fëmijë në stërvitjen e parë.

Ai takoi me plot përzemërsi shokët e skuadrës dhe trajnerin Ancelotti, përpara se ta zhvillonte seancën e parë në përgatitjet e pesë herë kampionëve të Botës.

Gjithsesi, për t’u parë mbetet se si do të jetë forma e “O’Ney”, i cili mungoi në ndeshjen e fundit me Santos për shkak të një lëndimi.

Por, sipas stafit mjekësor të klubit dhe kombëtares, futbollisti do të jetë 100% gati për sfidat e Kupës së Botës.

Neymar nuk dëshiron ta humbasë atë që do të jetë Botërori i fundit në karrierën e tij, përcjell abcnews, aq më tepër që dy edicionet e mëparshëm ishin pa fat për futbollistin.

Po ashtu, sulmuesi kërkon ta shpërblejë besimin e Ancelottit dhe pritshmëritë e tifozëve të Brazilit, që shpresojnë të kthehen sërish triumfues në një Botëror.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy